Liverpooli fiton me lehtësi ndaj Newcastle

Liverpooli fiton me lehtësi ndaj Newcastle

Liverpooli ka fituar 2-0 ndaj Newcastle United në kuadër të javës së 24-të në Ligën Premier.

Pas vetëm dhjetë minutash lojë, The Reds kaluan në epërsi me anë të Darwin Nunez që u asistua prej Trent Alexander-Arnold.

Shtatë minuta më vonë, Mohamed Salah asistoi te Cody Gakpo, që shënoi për 2-0.

Gjërat për Magpies u përkeqësuan edhe më shumë, kur portieri Nick Pope u ndëshkua me karton të kuq dhe la skuadrën e tij me dhjetë lojtarë dhe me zëvendësim të detyruar për ta inkuadruar më pas Martin Dubravkan.

Në 45 minutat e dytë, edhe pse me dhjetë lojtarë në fushë – Newcastle arriti t’i bënte ballë Liverpoolit.

Madje,në minutën e 85-të,Callum Wilson lëshoi një goditje të fuqishme, por Alisson Becker bëri një pritje fantastike.

Reklama

Pas javës së 24-të, Liverpooli është ngjitur në vendin e tetë me 35 pikë, ndërsa në xhiron e 25-të do të takohet me Crystal Palacen.

Related Articles