Liverpooli insiston në rikthimin e Bellingham në Angli

Liverpooli insiston në rikthimin e Bellingham në Angli

Liverpooli është duke shikuar çdo opsion të mundshëm për të transferuar Jude Bellingham nga Borussia Dortmundi.

The Reds ka kohë që po projektojnë transferimin e anglezit, por që skuadra gjermane nuk dëshiron ta shesë në janar apo edhe në verë.

Sipasa asaj që raporton Football Insider, Liverpooli është i gatshëm që të ofrojë lojtarë për të arritur marrëveshje me Dortmundin për Bellingham.

Opsioni i fundit që skuadra angleze dëshiron ta marrë është që të paguajë 100 milionë euro.

Kjo shumë natyrisht se mund të bind Dortmundit që ta shesë lojtarin, duke ditur se për të te Birminghami paguan 23 milionë euro.

Andaj, Liverpooli shpreson që në ofrimin e së paku një lojtari, të arrijë marrëveshje me klubin nga Bundesliga për Bellinghamin./Gazeta Enigma/

Related Articles