Mediumi serb për presidentin kroat: Lobisti i ri i Kosovës tashmë ka lindur

Mediumi serb për presidentin kroat: Lobisti i ri i Kosovës tashmë ka lindur

Deklarata e presidentit të Kroacisë, Zoran Milanovic, se Kosova është një prej shteteve që do ta pranonte në NATO, ka nxitur reagimin e ashpër të mediave serbe që janë të afërta me pushtetin atje.



“Blici” serb një deklaratë të tillë të Milanovic e ka mbuluar me titullin “ Lobisti i ri i Prishtinës ka lindur. Dje Milanovic avokoi për Kosovën në BE, sot e do Kosovën në NATO”.

Milanovic deklarimin e tij për anëtarësimin e Kosovës në NATO e ka bërë gjatë një bisede me mediat kroate për situatën e sigurisë në rajon, pas vizitës dy ditore në Republikën e Kosovës.

Ai ka thënë se situata është e qetë, megjithatë mbetet e brishtë, derisa ka paralajmëruar ndonjë komplikim të mundshëm, por që sipas tij, zor se mund të ketë ndonjë “luftë serioze”.

“Situata e sigurisë në Kosovë është stabile por fragjile. Kjo mund të ndërlikohet, por një luftë seriozë zor se mund të ndodhë, por Kosova po qëndron në vend. Pjesa e Kosovës që është nën Prishtinën është e qëndrueshme, e parashikueshme. Ju e dini se në çfarë po llogarisni dhe nga perspektiva e NATO-së unë do ta merrja një anëtarë të tillë”, ka thënë Milanovic./Gazeta Enigma/

Related Articles