Llapi afër kushteve evropiane – vjen investimi milionësh për stadiumin “Zahir Pajaziti”

Llapi afër kushteve evropiane – vjen investimi milionësh për stadiumin “Zahir Pajaziti”

Qeveria e Kosovës ka miratuar projektin për rinovimin e stadiumit “Zahir Pajaziti” në Podujevë, me një investim prej 1.9 milionë eurosh, bëri të ditur klubi futbollistik KF Llapi përmes një njoftimi zyrtar në faqen e tyre në Facebook, shkruan Gazeta Enigma.

Ky projekt i shumëpritur parasheh ndërtimin e tribunës së re lindore, mbulesën e të gjitha tribunave, si dhe instalimin e ndriçimit të fushës sipas standardeve të UEFA-s (Kategoria 3).

“KF Llapi me kënaqësi njofton se Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot ka miratuar vendimin për financimin e projektit të rinovimit të stadiumit “Zahir Pajaziti” në Podujevë. Ky projekt i shumëpritur parasheh ndërtimin e tribunës së re lindore, poashtu mbulesën e të gjitha tribunave dhe instalimin e ndriçimit të fushës sipas standardeve të UEFA-s (Kategoria 3)”, thuhet në njoftim./GazetaEnigma/

Postimi i plotë:

Related Articles