Llapi – Buduçnost Podgorica dhe Liepaja – Gjilani, ndeshjet e sotme transmetohen në këto kanale televizive

Llapi – Buduçnost Podgorica dhe Liepaja – Gjilani, ndeshjet e sotme transmetohen në këto kanale televizive

Llapi dhe Gjilani zhvillojnë sot ndeshjet e kthimit në kuadër të rrethit të parë eliminator në Ligën e Konferencës.

Fituesit e Kupës së Kosovës, Llapi në stadiumin “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 20:00 synon përmbysjen e rezultatit ndaj Buduçnostit të Podgoricës.

Ndeshja e parë në kryeqendrën malazeze u mbyll 2:0 për malazezët, teksa sot në praninë e mijëra tifozëve Llapi shpreson në “mrekulli” për ta siguruar biletën tutje.

Kjo ndeshje do të transmetohet në platformën Art Motion, përkatësisht në kanalin Sport 1.

Katër orë më herët, Gjilani luan ndeshjen kundër Liepajës në Letoni.

“Skifterat” edhe me barazim do të kualifikoheshin tutje, ngase rezultati ishte 1:0 në favor të tyre në Prishtinë.

Ndryshe, kjo sfidë transmetohet në SuperSport Kosova, në programin SS3.

Related Articles