Llapi dhe Dukagjini sot do të përballen në stadiumin “Zahir Pajaziti” nga ora 13:00.
Kjo ndeshje kishte mbetur pa u zhvilluar në kuadër të xhiros së 12-të, për shkak se Llapi kishte zhvilluar ndeshjen e Superkupës së Diasporës, raporton Gazeta Enigma.
Dukagjini në këtë ndeshje vjen pas një barazimi të madh ndaj Ballkanit.
Kurse Llapi vjen pas humbjes me rezultat 2-0 nga Prishtina.
Pas 11 ndeshjeve në elitë sivjet, Llapi ka 13 pikë dhe renditet në vendin e gjashtë.
Kurse, Dukagjini zë vendin e nëntë pas 12 ndeshjeve me nëntë pikë./GAZETA ENIGMA/