Llapi luan ndaj Kosovës, FFK konfirmon datën dhe orën e ndeshjes

Llapi luan ndaj Kosovës, FFK konfirmon datën dhe orën e ndeshjes

Llapi si fitues i Kupës së Kosovës dhe Kosova Dusseldorf si fitues i Kupës së Diasporës do të zhvillojnë një ndeshje revyale.

Kështu ka bërë të ditur Federata e Futbollit të Kosovës përmes një njoftimi.

Ndeshja mes Llapit dhe Kosovës Dusseldorf do të zhvillohet më 26 tetor nga ora 14:00 në stadiumin me bari sintetik në Ferizaj.

“Në organizim të Federatës së Futbollit të Kosovës, më 26 tetor do të zhvillohet ndeshja revyale ndërmjet fituesit të Kupës së Kosovës, Llapit dhe fituesit të Kupës së Diasporës, Kosova Düsseldorf. Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin me bari sintetik në Ferizaj, me fillim në orën 14:00”, thuhet në njoftim.

Ky aktivitet është i hapur për të gjitha mediat, sikurse edhe për tifozët.

Related Articles