Llapi merr fitore të rëndësishme në udhëtim te Ferizaj

Llapi merr fitore të rëndësishme në udhëtim te Ferizaj

Llapi ka fituar 1-0 në udhëtim e Ferizaj në kuadër të javës së gjashtë në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Pas vetëm 11 minutash lojë, të parët që rrezikuan ishin vendasit, por që Albion Kurajt nuk ia doli të mposht Laroshin.

Katër minuta më vonë, Kurtaj lëshoi një tjetër rast të artë për gol, ndërsa topi shkoi jashtë portës.

Edhe Betim Haxhimusa nuk ia doli të realizonte, por që shtylla ishte në anën e Llapit, pasi u godit shtylla.

Rastin e parë serioz për Llapin e krijoi Elvir Gashjani, kur lëshoi një goditje në minutën e 44-të, por pa sukses.

Derisa në 45 minutat e parë kishte shumë ritëm për lojë, në pjesën e dytë ishte disi një angazhim më i vogël.

Por, në minutën e 72-të, Ahmed Januzi shënoi golin e fitores, kur u asistua prej Valmir Veliut.

Pas javës së gjashtë, Llapi gjendet në vendin e  pestë me dhjetë pikë, ndërsa Ferizaj është në të nëntin me katër sosh. 

Related Articles