Skuadra e Llapit është shumë pranë kualifikimit për finalen e Kupës së Kosovës në futboll, pas një fitoreje të merituar në ndeshjen e parë gjysmëfinale ndaj Drenicës.
Sot, në Podujevë, Llapi triumfoi me rezultat 2:0, duke hedhur një hap të madh drejt finalës.
Golat për Llapin erdhën në pjesën e parë. Arbër Bytyqi shënoi golin e parë në minutën e 29-të, duke zhbllokuar rezultatin, ndërsa Antonio Marku shënoi autogol në minutën e 36-të, duke e vulosur fitoren për skuadrën vendase.
Ndeshja ishte e luftuar, me të dyja skuadrat që dhanë maksimumin për të arritur fitoren, por Llapi e mbylli me komoditet epërsinë e krijuar.
Tashmë, skuadra e drejtuar nga trajneri i saj udhëton për në Skenderaj pas dy javësh, ku do të zhvillohet ndeshja e kthimit, me shpresën për të siguruar një vend në finalen e madhe të Kupës së Kosovës.