Llapi ka triumfuar 1-0 përballë Dritës në derbin e zhvilluar në kuadër të javës së 23-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Pas vetëm 16 minutash lojë, skuadra nga Podujeva kaloi në epërsi me anë të Ardit Tahirit, që u asistua nga Benjamin Emini.
Më pas vazhdojë një lojë më ritëm edhe më të lartë, por dy skuadrat treguan kujdes të shtuar në faznë defanzive.
Përkunder se nuk munguan rastet, të dyja ekipet nuk e kishin konkretizimin, por që gjitha shkonte në favor të Llapit.
Me kaq edhe përfundoi pjesa e parë, derisa në 45 minutat e dytë kishte edhe më shumë dramë.
Në minutën e 63-të, Drita ia doli të tundte rrjetën e vendasve, por goli i tyre u anulua për pozicion jashtë loje.
Llapi ia doli të mbante këtë epërsi minimale, duke bërë një hap të madh në luftën për mbijetesë.
Drita vazhdon të jetë lidere me 50 pikë, tetë më shumë se vendi i dytë Ballkani, ndërsa Llapi ka kaluar në vendin e shtatë me 26 pikë, aq sa ka edhe Suhareka në të tetin.