Llapi ndërpret bashkëpunimin me portierin Januz Miftari

Llapi ndërpret bashkëpunimin me portierin Januz Miftari

Llapi ka filluar të jetë aktive në afatin kalimtar të janarit, ende pa u hapur zyrtarisht.

Skuadra bardhekaltër ka ndërprerë kontratën me marrëveshje të dyanshme me portierin Januz Miftari.

Ka qenë klubi llapjan që ka njoftuar për ndërprerjen e bashkëpunimit me Miftarin.

Njoftimi i plotë nga Llapi:

KF Llapi njofton se ka arritur marrëveshje të dyanshme me portierin Januz Miftari për përfundimin e kontratës, e cila ishte valide edhe për dy vite e gjysmë.

Duke marrë parasysh konkurrencën dhe mungesën e minutave, Miftari ka kërkuar mirëkuptimin e klubit për t’u larguar, në kërkim të sfidave të reja në karrierën e tij.

Miftari iu bashkua KF Llapit gjatë kësaj vere nga KF Trepçca dhe gjatë gjithë kësaj periudhe tregoi përkushtim dhe profesionalizëm të lartë, duke u angazhuar maksimalisht në çdo moment.

KF Llapi e falënderon “Nuzin” për kontributin e dhënë dhe i uron shumë suksese në vazhdim të karrierës. 

Related Articles