Llapi ka pësuar humbje në ndeshjen e parë kualifikuese në Conference League.
Skuadra kosovare u mposht nga Buducnosti me rezultat, 2 me 0.
Ishte një ndeshje që i shkoi totalisht përshtati skuadrës vendase nga Mali i Zi.
Mijovic dhe Ignjatovic shënuan golat e ndeshjes, me skuadrën kosovare që tashmë ka shumë punë të vështirë në ndeshjen kthyese.
Duhet cekur që Llapi luajti pjesën më të madhe të ndeshje me një lojtar më pak, pasi që Neto u ndëshkua me karton të kuq.