Ekipi kosovar ka përfunduar aventurën e tij në “Paris 2024”.
Ata kanë pakë ditë që janë kthyer sërish në Kosovë.
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka organizuar një pritje për ekipin olimpik të Kosovës, ekip ky që ka përfaqësuar vendin në këto gara.
Distria Krasniqi dhe Laura Fazliu kanë qenë të pranishme në sheshin “Xhorxh Bush” për të festuar suksesin e arritur në Lojërat Olimpike të Parisit.
Distria Krasniqi arriti medaljen e argjendtë, pasi paraprakisht e kishte fituar të artën.
“Jam shumë krenare që jam një ndër medalistet që i kemi pru medalje Kosovës. Faleminderit për mbështetjen. Mbështetja juaj ka qenë forca ime shtytëse. Shpresoj shumë që do të mbledhemi shpesh që t’i festojmë sukseset tjera”, tha Distria.
E Laura Fazliu që debutoi në Olimpiadë ia sjelli Kosovës medaljen e bronztë.
“Para 10 viteve Toni më ka thirr me u bo pjesë e klubit IPPON Pejë. Faleminderit shumë Tonit, Majlindës dhe gjithë atyre që më kanë ndihmu me i arrit këto suksese”, u shpreh Fazliu.
I pranishëm në këtë organizim ishte edhe kryeministri Albin Kurti, i cili u shpreh krenar me arritjen e sportistëve. /Gazeta Enigma