Shoku i nxënësit të vrarë në Gllogjan: Më tregoi për një problem që kishin shoferët e autobusëve

Shoku i nxënësit të vrarë në Gllogjan: Më tregoi për një problem që kishin shoferët e autobusëve

Varrimi i dy nxënësve që mbetën të vrarë nga sulmi në Gllogjan të Deçanit do të bëhet të dielen, me datën 28 nëntor, në orën 14:00.

Arlind Beka, kishte ndarë këtë bankë bashkë me të njerin.

Prandaj Beka, shoku i të ndjerit L.H., i mban lotët që të mund ta përshkruajë me fjalën më të mira shokun e tij të bankës, i cili vdiq.

Vetëm një ditë më parë ai kishte qëndruar bashkë me Ledionin, i cili zakonisht shkonte në shtëpi më herët se të premten mbrëma.

Veçse ky kujton që L.H. ia kishte përmendur ditë më parë një ndodhi në të njëjtin autobus ku u vra.

“Na ka treguar për shoferët që ka pasur probleme diçka, një ditë duke ardhur prej Baballoqit, konflikt shpejtësie muj me thanë, janë shty njëri me tjetrin të dy autobusët, puna për m’i marrë udhëtarët”, rrëfen Arlind Beka për T7.

Related Articles