U raportua për sulme të mundshme në Kosovë, ky është e-maili që iu dërgua punëtorëve të OSBE-së në Kosovë

U raportua për sulme të mundshme në Kosovë, ky është e-maili që iu dërgua punëtorëve të OSBE-së në Kosovë

Për shkak të  rrezikut nga një sulm i mundshëm, përfaqësues të diplomacive të huaja në Kosovë kanë paralajmëruar punonjësit e tyre që t’i shmangin turmat dhe qendrat e mëdha tregtare.

Kjo për shkak se, sipas tyre, ka rrezik për një sulm të mundshëm deri më 30 nëntor.

Gazeta Online “Reporteri.net”, e ka siguruar emaili-n që ju është dërguar punëtorëve të OSBE-së në Kosovë.

“KËSHILLA PËR SIGURINË – Disa organizata ndërkombëtare po e këshillojnë stafin e tyre për një sulm të mundshëm në qendrat e mëdha tregtare si Albi Mall dhe të tjerat në Ferizaj. Rekomandohet të mos vizitoni qendrat e mëdha tregtare deri më 30/11 përfshirëse. Një “ujk i vetmuar” ekstremist mund të planifikojë një sulm në një nga qendrat tregtare. Policia lokale po monitoron të dyshuarin”, thuhet në email.

Edhe Ambasadat në Kosovë ju kanë dërguar një njoftim të tillë punëtorëve të saj që të kenë kujdes.

Related Articles