Lojtari më i mirë në botë, s1mple thotë se mund të largohet nga skena e CS:GO

Lojtari më i mirë në botë, s1mple thotë se mund të largohet nga skena e CS:GO

Për momentin Aleksandr ‘s1mple’ Kostyleiv dhe ekipi i tij Na’Vi ndodhen në Lisbonë, ku do të luajnë në turneun Blast Premier Spring Final.

Në një intervistë të dhënë për HLTV, s1mple foli rreth ndryshimeve të fundit në ekip, si dhe për lojtarin i cili do ta marrë rolin e kapitenit tek Na’Vi.

Siç duket në rolin e kapitenit në ndeshjet e ardhshme do të jetë ‘electroNic’, pasi sipas s1mple ky i fundit e njeh mjaftë mirë lojën dhe mund ta ndihmoj ekipin për nga loja strategjike.

(Foto: HLTV)

Gjithashtu s1mple, foli edhe rreth lojtarit të ri ‘sdy’, duke thënë se gjatë praktikës, ka treguar lojë të mirë dhe se është lojtar i mirë.

Por siç duket numri një në botë ‘s1mple’, do të marr vendim së shpejti, për të bërë një pushim nga skena e CS:GO, pasi tha se lufta e cila po ndodh në Ukrainë i ka lodhur mentalisht, dhe se i duhet kohë që të zhvendoset dhe të rregulloj gjërat personale.

S1mple dhe ekipi tij, do të zhvillojë ndeshjen e tyre të parë në Blast Premier Spring Final, nesër (e mërkurë), kundër ekipit OG.

Related Articles