Lokalizohet zjarri në objektin që po digjej në Ferizaj, Policia jep detaje

Lokalizohet zjarri në objektin që po digjej në Ferizaj, Policia jep detaje

Ekipet e zjarrfikësve të Ferizajt dhe komunave përreth kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin dhe po vazhdojnë punën intensive për shuarjen e tij, të ndihmuara edhe nga disa kompani private me autobetonierë.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Më tutje është bërë e ditur se në terren gjenden edhe ekipet e KEDS-it, eksperti i zjarreve, si dhe zyrtarë nga Komuna e Ferizajt dhe Shërbimet Publike, të cilët po koordinojnë veprimet me të gjitha institucionet përgjegjëse.

Hetimet mbi shkaqet e zjarrit janë duke u zhvilluar, të autorizuara nga prokurori i shteti, ndërsa rruga magjistrale Ferizaj -Kaçanik është liruar plotësisht për qarkullimin e automjeteve.

Related Articles