Lokalizohet zjarri që u përhap në një depo në Gjilan, nuk ka të lënduar

Lokalizohet zjarri që u përhap në një depo në Gjilan, nuk ka të lënduar

Policia e Gjilanit ka dhënë detaje për Gazetën Enigma rreth zjarrit të sotëm në depon e një qendre tregtare në rrugën “Lidhja e Prizrenit”.

Policia tha se zjarri është lokalizuar dhe se nuk ka persona të lënduar.

“Me datën 04.02.2025 rreth orës 08:29 nga një qytetar është marrë një informatë për një zjarr në rrugën “Lidhja e Prizrenit” këtu në Gjilan tek një depo e një biznesi afarist. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet patrulluse, njësiti i hetimeve dhe forenzika e stacionit. Zjarrëfiksit dhe njësia e KEDS-it. Për momentin zjarri është lokalizuar, nuk raportohet për persona të lënduar”, tha policia për Gazetën Enigma.

Related Articles