Loriana Kuka e artë në Lojërat Mesdhetare

Loriana Kuka e artë në Lojërat Mesdhetare

Xhudistja kosovare, Loriana Kuka ka siguruar medaljen e gjashtë për Kosovën në kuadër të Lojërave Mesdhetare.

Kuka, e cila garon në kategorinë deri në 78 kilogramë, arriti që në finale të triumfojë përball xhudistes franceze,  Chloe Buttigieg, për tu stolisur kështu me medaljen e artë.

Në gjysmëfinale ajo mposhti xhudisten kroate, Petrunjela Pavic.

Kjo është medalja e gjashtë për Kosovën nga Lojërat Mesdhetare të cilat po mbahen në Oran të Algjerisë, tre prej të cilave janë të arta.

Related Articles