Xhudistja nga Kosova, Loriana Kuka, është ndalur në meçin e dytë të Lojërave Olimpike “Paris 2024”, duke humbur ndaj xhudistes nga Ukraina, Yelyzaveta Lytvynenk.
Kuka humbi me “wazzari”, në kategorinë deri në 78 kilogram.
Me Kukën përfundon përfaqësimi i Kosovës në “Paris 2024”, me gjithsej dy medalje të fituara – një të argjendtë dhe një të bronztë – nga dy xhudistet tjera Distria Krasniqi dhe Laura Fazliu. /Gazeta Enigma