Lotito tregon arsyet e largimit të Sarrit: U tradhtua nga brenda grupit

Lotito tregon arsyet e largimit të Sarrit: U tradhtua nga brenda grupit

Claudio Lotito është rikthyer të flasë për largimin e Maurizio Sarrit, i cili dha dorëheqjen në mënyrë të befasishme këtë të martë, pas humbjes 1-2 në shtëpi përballë Udineses. 

Presidenti i skuadrës kryeqytetase aludoi se trajneri toskan është tradhtuar nga një fraksion i ekipit, çka solli edhe vendimin e tij për t’u larguar, që erdhi i beftë… 

“Lamtumira e Sarrit nuk ishte në ajër. Ai u tradhtua nga disa sjellje të njerëzve, ka diçka që zvarritet brenda grupit. Bëjini një pyetje vetes se si një skuadër që mund Bayernin, më pas humbet ndaj Udineses. Vazhdojmë deri në fund të javës me Martusciellon, por kemi nevojë për një trajner që nuk ka alibi dhe të mos i shkarkojë askujt përgjegjësitë e veta”, tha presidenti i kryeqytetasve.

Lazio do të përballet në fundjavë ndaj Frosinones, në ndeshjen e fundit në kampionat, para pauzës së ndeshjeve miqësore të përfaqësueseve, teksa më pas në stol pritet të ulet Igor Tudor, me kroatin që ka arritur tashmë marrëveshjen me Lotito.

Related Articles