Luajti vetëm 8 ndeshje, Gjilani ndan rrugët me Redi Kasan

Luajti vetëm 8 ndeshje, Gjilani ndan rrugët me Redi Kasan

Klubi futbollistik SC Gjilani ka ndarë zyrtarisht rrugët me sulmuesin shqiptar me pasaportë italiane, Redi Kasa, raporton Gazeta “Enigma”.

Nga njoftimi, u bë me dije se me marrëveshje të ndërsjellë, është arritur ndërprerja e parakohshme e kontratës me sulmuesin.

Redi Kasa iu bashkua SC Gjilanit në verën e vitit të kaluar nga Egnatia dhe gjatë periudhës së angazhimit të tij me klubin, ai u paraqit në 7 ndeshje kampionale si dhe në 1 ndeshje të Kupës.

SC Gjilani e ka falënderuar futbollistin Redi Kasa për kontributin dhe profesionalizmin e treguar gjatë kohës së qëndrimit në klub dhe i uron shumë suksese në vazhdimësinë e karrierës së tij sportive.

Related Articles