Edon Zhegrova ka pasur një rritje në çmim nga sajti i njohur ‘Transfermarkt’. Çmimi i yllit të Kombëtares së Kosovës nga 1.5 milionë euro, i është rritur në 2 milion.
22-vjeçari ka bërë 30 paraqitje sezonin e kaluar në Superligën e Zvicrës, ku ka shënuar 5 gola dhe ka bërë 6 asistime. Gjatë ditës së sotshme në ‘Transfermarkt’ çmimi i është rritur edhe lojtarëve, si: Betim Fazliji (2 milionë euro) dhe Lorik Emini (1 milion).
Po ashtu, dy futbollistëve pa skuadra: Benjamin Kololli dhe Hekuran Kryeziu u ka rënë çmimi. Kololli tani e ka vlerën 700 mijë euro, kurse Kryeziu 800 mijë.