Ballkani do të luajë javën e ardhshme ndeshjen e kthimit ndaj Ludogoretsit, në kuadër të raundit të parë kualifikues në Ligën e Kampionëve.
Kjo ndeshje do të zhvillohet më 19 korrik, në “Ludogorets Arena”.
Kampionët e Kosovës synojnë të kalojnë në raundin tjetër, pas fitores së madhe të shënuar në “Fadil Vokrri”, 2:0.
UEFA ka zbuluar tashmë edhe gjyqtarët që do të ndajnë drejtësinë në këtë ndeshje.
Luca Pairetto do të jetë gjyqtari krysesor, teksa ndihmësit e tij do të jenë Stefano Alassio dhe Damiano Di Iorio.
Matteo Marcenaro është caktuar për në rolin e gjyqtarit të katërt.
Të katër gjyqtarët janë nga Italia.