“Lufta e drejtë e Kosovës, e udhëhequr nga UÇK-ja në aleancë me NATO-n, e detyroi Serbinë të dorëzohej”

“Lufta e drejtë e Kosovës, e udhëhequr nga UÇK-ja në aleancë me NATO-n, e detyroi Serbinë të dorëzohej”

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi në 23 vjetorin e sulmeve të NATO-s theksoi se Lufta e drejtë e popullit të Kosovës, e udhëhequr nga UÇK-ja, në aleancë me NATO-n, e detyroi Serbinë që të dorëzohej dhe mundësoi që Kosova ta fitojë lirinë.

Krasniqi në një postim në Facebook shkruan se qytetarët e Kosovës gjithmonë do të jenë mirënjohës.

“Lufta e drejtë e popullit të Kosovës, e udhëhequr nga UÇK-ja, në aleancë me NATO-n, e detyroi Serbinë që të dorëzohej dhe mundësoi që Kosova ta fitojë lirinë – e sot të jetë e pavarur dhe aspiruese që të bëhet pjesë e aleancës veri-atlantike. Gjithmonë mirënjohës!”, shkruan Krasniqi. /Gazeta Enigma/.

Related Articles