Lufta në Ukrainë: I njëjti rrokaqiell në Moskë, goditet për të dyten herë me dron

Lufta në Ukrainë: I njëjti rrokaqiell në Moskë, goditet për të dyten herë me dron

Një rrokaqiell në kryeqytetin rus Moskë, është sulmuar nga një dron për herë të dytë në dy ditë, tha kryebashkiaku Sergei Sobyanin, raporton BBC News, transmeton Gazeta Enigma.

Disa dronë u rrëzuan gjatë natës, tha ai, por “një fluturoi në të njëjtën kullë në kompleksin e qytetit Moskva” që ishte në shënjestër të dielën.

Fasada e xhamit të ndërtesës është dëmtuar por nuk raportohet për të lënduar.

Ministria ruse e mbrojtjes fajësoi Ukrainën për sulmin e fundit. Kievi zakonisht nuk bën komente për këtë çështje.

Në një deklaratë të shkurtër, Sobyanin tha se “xhami u shkatërrua mbi 150 metra katrorë” dhe se shërbimet e urgjencës po punonin në vendngjarje.

Dy dronë të tjerë ukrainas u rrëzuan nga sistemet kundërajrore diku tjetër në rajonin e Moskës, tha ministria ruse e mbrojtjes, duke pretenduar se kanë penguar një “sulm terrorist” ukrainas.

Aeroporti Vnukovo i Moskës, gjithashtu u mbyll për pak kohë, njoftuan agjencitë ruse të lajmeve.

Moska e ka akuzuar vazhdimisht Ukrainën për kryerjen e sulmeve me dronë në territorin e saj në muajt e fundit, duke përfshirë një në Kremlin – rezidencën zyrtare të Presidentit Vladimir Putin në kryeqytet – në maj.

Megjithëse Ukraina nuk ka marrë përgjegjësinë për incidente specifike, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë se sulmet në territorin rus janë një “proces i pashmangshëm, i natyrshëm dhe absolutisht i drejtë”.

Rusia filloi pushtimin e saj në shkallë të plotë të Ukrainës në shkurt 2022. /Gazeta Enigma

Related Articles