Lufta në Ukrainë, Kurti: Serbia i ka mbyllur sytë ndaj agresionit rus

Lufta në Ukrainë, Kurti: Serbia i ka mbyllur sytë ndaj agresionit rus

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur në hapje të Samitit rajonal të Ballkanit për sigurinë, ekonominë dhe paqen që po mbahet në Prishtinë.

Kurti para të pranishmëve foli për luftimin e korrupsionit në Kosovë, ku edhe përmendi rastin Brezovica.

“Gjyqtarë, biznismen, politikanë e të afërm të tyre ishin të përfshirë në këtë rast, ku u sukesuestruan shumë objekte të ndërtuara në atë zonë. Epoka e korrupsionit në shtet dhe mos ndëshkueshmëria e saj po i vie fundi”, tha Kurti.

Ai shtoi se reformat demokratike kanë ndihmuar që të shtyhet përpara progresi ekonomik në vend.

Kryeministri foli edhe për ndihmat që Qeveria e Kosovës i ka dhënë qytetarëve lidhur me përballjen me inflacionin që ka prekur botën.

Duke folur për luftën në Ukrainë, kryeministri Kurti përmendi edhe lidhjen e Serbisë me Rusinë, duke thënë se nëse Serbia do të ishte një demokraci e vërtetë, nuk do të ishte kërcënim i madh i paqes në rajonin tonë.

‘Serbia ka mbyllur sytë ndaj agresionit rus. Presidenti i Serbisë nuk ka shfaqur asnjë lloj problemi në kuptimin e nënshkrimit të marrëveshjeve me aleatin e tij rus’, ka thënë Kurti.

Related Articles