Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin dhe Kancerali i Gjermanisë, Olaf Scholz, në një bisedë telefonike kanë diskutuar për përpjekjet diplomatike që synojnë përfundimin e luftës në Ukrainë dhe krijimin e korridoreve humanitare.
Duke cituar Kremlinin, Interfax tha se Putin i tha Scholz rreth raundit të fundit të bisedimeve midis Kievit dhe Moskës dhe të dy udhëheqësit ranë dakord të vazhdonin kontaktet për këtë çështje, shkruan Skynews, transmeton Gazeta Enigma.