Lufta për fitore në ndeshjet e së shtunës në Bundesligë

Lufta për fitore në ndeshjet e së shtunës në Bundesligë

Dita e shtunë në Bundesligën gjermane do fillojë me duelin me Bayern Leverkusen e Borussia Dortmund dhe do përfundojë me përballjen mes RB Leipzig dhe Bayern Munchen.

Ndeshjet në Bundesligë, do fillojnë në ora 15:30 ku do luhen pesë ndeshje.

Dueli mes Bayer Leverkusen dhe Borussia Dortmund o jetë interesant, pasi të dy skuadrat do kenë mundësi të arrin në pozitën e parë në rast se fitojnë ndeshjen.

Megjithatë, kjo varet edhe nga dueli mes Greuther Furth dhe Wolfsbug.

Wolfsburg, quditërisht janë skuadra e vetme në Bundesligë, që kanë fituar të gjitha ndeshjet deri më tani.

Ndeshja mes Union Berlin-it dhe Augsburg-ut do jetë me dramë, pasi këta të fundit kërkojnë fitoren e parë në sezonin e ri, ndërsa kryeqytetasit synojnë fitoren për të arritur kuotën e 8 pikëve.

Gjatë orës 15:30, do të përballen edhe Freiburg-u me FC Koln dhe Hoffenheim – Mainz.

Ndërsa ndeshje përmbyllëse e së shtunës do jetë me RB Leipzig dhe Bayern Munchen në ora 18:30.

Bayern radhiten në pozitën e tretë me 7 pikë, ndërsa Leipzig në të 10-tën me tre pikë.

Gjatë sezonit të ri, bavarezët kanë barazuar ndeshjen e tyre të parë, dhe kanë fituar dy të tjerat, ndërsa Leipzig ka fituar vetëm një ndeshje dhe i ka humbur të tjerat.

Të dy skuarat do luftojnë për pikët maksimale, pasi do i ndihmonte në radhitjen tabelare të Bundesligës.

Momentalisht, Wolfsburg ka nëntë pikë dhe radhitet e para, ndërsa Bayer Leverkusen, Bayern Munchen dhe Freiburg radhiten në pozitat 2,3,4 me shtatë pikë secila.

Related Articles