Paul Pogba refuzon kalimin te PSG dhe Juventus

Paul Pogba refuzon kalimin te PSG dhe Juventus

Paul Pogba do të refuzojë lëvizjet për në Paris Saint-Germain dhe Juventus për t’i dhënë përparësi transferimit te Real Madrid në verën e ardhshme, raporton gazeta Mundo Deportivo.



Mediat spanjolle pohojnë se Los Blancos janë të sigurt se francezi do të transferohet në Santiago Bernabeu sezonin e ardhshëm me një transferim falas pasi të përfundojë kontrata e tij.

Raportet thonë se transferimi i 28-vjeçari-t mund të jetë i mundshëm edhe në janar me Manchester United që kërkojnë të zvogëlojnë humbjet e tyre.

Pavarësisht interesimit nga PSG dhe ish klubi, Juventus, raporti të premten sugjeron që Real Madrid ka marrë garancion se mesfushori dëshiron të transferohet përfundimisht në Santiago Benabeu.

Ylli i Premier League ka filluar sezonin në formë shumë të mirë me pesë asistime në tre ndeshje.

Related Articles