Lufta Rusi – Ukrainë dhe ndikimi i saj në popullin kosovar

Lufta Rusi – Ukrainë dhe ndikimi i saj në popullin kosovar

Sa ka ndikuar lufta e Rusisë në Ukrainë dhe si po manifestohet publikimi i shpeshtë i lajmeve dhe fotove edhe nga populli kosovar tregon psikologu, Rron Kastrati.

Psikologu, Rron Kastrati, në një bisedë për Gazetën ‘Enigma’ ka thënë se gjendja e fundit me luftën në Ukrainë mund të shkaktojnë gjendje të ndryshueshme psikoemocianale edhe te njerëzit në Kosovë.

“Psikologjia si shkencë e inkurajon empatinë njerëzore, megjithëse në raste të tilla këto lajme dhe informacione mediatike nëse në permanencë ripërsëriten mbi ngjarjet e fundit në Ukrainë mund të shkaktojnë gjendje të ndryshueshme psikoemocionale, sepse fazat pandemike referuar studimeve të fundit shkencore në mbarë Globin kanë dëmtuar mirëqenien e shëndetit mendor”, ka thënë Kastrati për Gazetën ‘Enigma’.

Psikologu Kastrati ka treguar sesi duhet të kalohet kjo situatë nga qytetarët në Kosovë

“Në cilësinë e psikologut rekomandoj dhe këshilloj që të fokusohemi në aktivitetet tona të përditshme jetësore, të shtojmë kujdesin tonë individual dhe familjar, ti orientojmë fëmijët tanë që të përqendrohen në arsimim, argëtim, kurse profesionale, angazhime stimuluese në koherencë”, ka deklaruar ai.

Psikologu, Rron Kastrati

Ai ka thënë se rrjetet sociale dhe mediat duhet të kenë parasysh shëndetin e popullatës.

“Qasja psikoedukative e prindërimit të reduktoj në përmasa të konsiderueshme mbipërdorimin e telefonëve dhe rrjeteve sociale, gjithashtu lajmet mediatike dhe pronarët, gazetarët medial të kenë parasysh me prioritet konkret shëndetin mendor të popullatës në kontekstin tonë vendor”, ka shtuar ai.

Sipas Kastratit nëse në këto situata keni frikë, atëherë duhet t’i racionalizoni ngjarjet sepse dallojnë kontekstet dhe vendet, politikat e jashtme, qasjet ndërkombëtare.

“Ju ndoshta në fillet e para të aksesit në këto lajme ndjeni dhembshuri, mund ta bashkëndjeni luftën e zhvilluar në Ukrainë, por në qoftë se mund të keni predispozita të reagoni me anksiozitet ndaj këtyre ngjarjeve atëherë temperamenti dhe bota juaj emocionale mund të i interpretoj këto situata me frikë si përgjigje ndaj kërcënimeve imagjinare që spekuloni se mund të ripërsëriten edhe në Kosovë”, ka theksuar ai.

Në gjithë këtë proces, theks të veçantë Kastrati i ka dhënë harkut kohor në çdo perspektivë.

“Kemi krijuar rezistencë kolektive si popull jemi konsistent po progresojmë në proces e sipër dhe forca e argumentit në këtë rast është periudha e deri tanishme e këtij harku kohor të shumë ndryshimeve në çdo perspektivë jetësore”, ka thënë ai.

“Vazhdoni me ambicie, pasion, përkushtim, motiv, dhe emocion t’i realizoni synimet e juaja jetësore, gëzohuni në lirinë sovrane të shtetit tonë”, ka përfunduar ai./Gazeta Enigma/

Related Articles