Luhaten shumë edhe koeficientet e basteve, Drenica tashmë favorite ndaj Dritës!

Luhaten shumë edhe koeficientet e basteve, Drenica tashmë favorite ndaj Dritës!

Në Gjilan sot do luhet ndeshja mes Dritës dhe Drenicës e cila ka zgjuar interesim të madh.

Tifozët e Dritës mbrëmë kanë njoftuar se nuk do të jenë në përkrahje të Dritës dhe do e bojkotojnë këtë ndeshje, raporton Gazeta Enigma.

Në njoftimin e “bardhekaltërve” shkruhej: Ne e duam Dritën, jo paratë!

Nuk dihet nëse kjo tifozëri po aludon në ndeshje të dyshimtë nga klubi i tyre i zemrës.

Tashmë edhe koeficientet në kompanitë më të madhe të basteve kanë pasur ndryshime drastike. Fitorja e Drenicës ditën e djeshme ishte kuotuar me koeficientin 3.51, kurse tashmë skuadra drenicake është favorite në përballje ndaj Dritës me koeficientin 2.22, ndërsa fitorja e Dritës është 3.12.

Drita gjendet në vendin e tretë me 55 pikë, pa gjasa për titull kampioni dhe po ashtu e ka pothuajse 100% të siguruar garimin në kualifikimet për Conference League. Kurse, Drenica zë vendin e shtatë me 39 pikë të mbledhura dhe është duke luftuar për t’i ikur zonës së barazhit.

/Gazeta Enigma/

Related Articles