Trajneri i Spanjës, Luis Enrique ka folur pas fitores ndaj Kosovës në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për “Katar 2022”.
Kosova u mposht në shtëpi me rezultat 2-0 nga Spanja në ndeshjen e pestë të vlefshme për Grupin B.
Golat e fitores për Spanjën u shënuan nga Pablo Fornals (32’) dhe Ferran Torres (90′).
Trajneri Enrique, e ka cilësuar si ndeshje të vështirë, ndërsa Kosovën e ka cilësuar si të barabartë me Greqinë dhe Suedinë.
“Kjo ka qenë si një lindje me komplikime. Këto lloj ndeshjesh janë gjithmonë të vështira”, ka thënë fillimisht Enrique në konferencën pas ndeshjes.
“Shtatori nuk është muaji më i mirë për të konkurruar, është një muaj në të cilin nuk jeni ende në garë. Na kushtoi që në fillim, por në fund ne i morëm tre pikët.
“Ekipet janë shumë të barabarta, diçka që e kemi parë me rezultatin e Greqisë dhe Suedisë”.