Luis Enrique: Spanja dhe Italia janë kombëtare të ngjashme

Luis Enrique: Spanja dhe Italia janë kombëtare të ngjashme

Trajneri i Spanjës, Luis Enrique thotë se Italia është një nga ekipet më të mira në botë dhe ka një qasje taktike të ngjashme me spanjollët.

Ndeshja e nesërme mes Spanjës dhe Italisë zhvillohet në “San Siro”, në kuadër të gjysmëfinales së Ligës së Kombeve.

“Është një kënaqësi e madhe të kthehem këtu, pasi unë e dua Italinë”, tha Luis Enrique në konferencën e tij për shtyp.

“Ne jemi ekipe të ngjashme, të dy klubet përpiqen të marrin iniciativën dhe të sulmojnë. Italia fitoi në mënyrë të merituar kundër Anglisë dhe pa dyshim do të përpiqet të ruajë ecurinë e tyre të pamposhtur.”

Unë nuk e di se çfarë do të ndodhë nesër, por ne do të përpiqemi ta mbajmë topin më shumë se ata dhe të jemi më të vendosur.”

Frika është një fjalë e shëmtuar, trajnerët dhe lojtarët nuk kanë frikë nga asgjë. Italia di të luajë nga mbrapa dhe të sulmojë në mënyra të ndryshme, kështu që ne duhet të përpiqemi të luajmë lojën tonë, të mendojmë se si mund t’i përballojmë ata në ato momente të ndryshme”, përfundoi ai.

Related Articles