Aksion i madh i Policisë, arrestohen disa persona në lagjen Emshir të Prishtinës

Policia e Kosovës ka arrestuar disa persona të dyshuar për trafik droge në Prishtinë.

Në mesin e të arrestuarve ka edhe të atillë që janë në kërkim ndërkombëtar.

Lajmin për Gazeten “Enigma”, e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Baki Kelani.

Bëhet me dije se ata u arrestuan nga njësi të specializuara të Policisë së Kosovës.

“Mund të ju konfirmoj se në orët e pasditës në Prishtinë, Policia e Kosovës, konkretisht njesia FAST Kosova, në bashkërendim me njesitet relevante nga drejtoria rajonale dhe ato të reagimit të shpejtë kanë realizuar një operacion efikas me ç’rast kanë arrestuar një person shtetas i huaj dhe në kërkim nderkombëtar, me urdherarrest nderkombëtar”, ka thënë Kelani.

I njëjti dyshohet se ndodhet në kerkim ndërkombëtar për shkak të vepres penale të mashtrimit. Gjatë operacionit policor në lokacionin ku eshte arrestuar i kerkuari i lartcekur me urdher arrest nderkombetar jane arrestuar edhe dy persona tjerë të dyshuar se posedonin lëndë narkotike dhe veprime policore janë në proces nga njesitet e anti-drogës së Policisë së Kosovës. Për detaje tjera do te njoftoheni me kohë pas kompletimit te operacionit dhe procedurave që janë në proces nga kompetentet, thuhet në njoftimin e tyre.

Related Articles