Romelu Lukaku pritet të zyrtarizohet së shpejti te Chelsea, pasi Interi e ka pranuar ofertën e fundit, 115 milionë euro.
Sipas Fabrizo Romano, marrëveshja pritet të përfundojë pas bisedimeve të mëtejshme, 115 milionë euro për Interin, pa lojtarë të përfshirë.
Kontrata do të nënshkruhet sapo të rregullohen detajet e fundit.
Belgu do të jetë në Londër së shpejti për të përfunduar rikthimin e tij në Stamford Bridge.
Lukaku do të nënshkruajë një kontratë afatgjatë për 12 milionë euro + shtesë.