Lulëzon shitja e biletave në tregun e zi, një biletë që kushtoi 10 euro, shitet për 100 euro

Lulëzon shitja e biletave në tregun e zi, një biletë që kushtoi 10 euro, shitet për 100 euro

Njëra prej ndeshjeve më interesante të kualifikimeve për Euro 2024 për Kombëtaren e Kosovës në futboll është ajo e 9 shtatorit në nga ora 20:34 në stadiumin “Fadil Vokrri” ndaj Zvicrës.

Biletat dolën në shitje më 29 gusht, interesimi për për të blerë një biletë ishte i jashtëzakonshëm nga tifozët e Kosovës, shkruan Gazeta Enigma.

Biletat u shitën në platformën online ku një person mund të blinte deri në katër bileta.

Çmimet e biletave ishin si në vijim: Veri dhe Jug 5 euro, Lindje 10 euro, Perëndim 20 euro dhe VIP 80 euro.

Si çdo herë në ndeshje të rëndësishme ndërkombëtare, tregu i zi me bileta lulëzon nga njerëz të cilët i blejnë ato për përfitime personale, duke ia mohuar të drejtën për ta parë Kombëtaren e Kosovës një tifozi pasionanti.

GAZETA ENIGMA, ka siguruar një bashkëbisedim të një tifozi të futbollit i cili ka tentuar ta blejë një biletë në tregun e zi. Një biletë e cila në Lindje kushton 10 euro, po shitet 100 euro, kurse një biletë që kushton në sektorin e Jugut 5 euro, po shitet për 70 euro.

Qytetari iu ka përgjigjur me ironizim duke i thënë se një biletë në sektorin e Lindjes po kushton më shtrenjtë se kokaina, raporton Gazeta Enigma.

Më poshtë mund të shihni fotografinë e siguruar nga Gazeta Enigma:

Related Articles