Lulzim Basha në Këshill të Evropës e fton Serbinë dhe pesëshen e BE-së ta njohin Kosovën

Lulzim Basha në Këshill të Evropës e fton Serbinë dhe pesëshen e BE-së ta njohin Kosovën

Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha, gjatë një seance të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, u ka bërë thirrje pesë vendeve të BE-së që nuk e njohin Kosovën që ta bëjnë këtë.



“Kosova e pavarur është një realitet i pakthyeshëm në zemër të Europës. Sa më shpejt që ky realitet të përqafohet nga të gjithë, duke përfshirë edhe Serbinë, aq më mirë do të jetë, para së gjithash, për qytetarët e Kosovës, serbë dhe shqiptarë, aq më mirë do të jetë për të ardhmen e gjithë rajonit tonë. Përpjekjet dhe vizioni ynë për të siguruar një jetë më të mirë për të rinjtë tanë në vendet tona”.

Ai tha se kjo është një çështje kyçe në kontekstin e luftës në Ukrainë.

“Fatkeqësisht, siç tregojnë ngjarjet e fundit, edhe sot, disa ende mendojnë se retorika nacionaliste do t’i ndihmojë ata të mbajnë pushtetin përgjithmonë. Të tjerë e kanë të vështirë të ndahen me të kaluarën e përgjakshme. Megjithatë, këto dilema nuk mund të mbajnë peng të ardhmen e rajonit. Ata nuk duhet të mbajnë peng të ardhmen europiane të Serbisë”, shtoi Basha.

Related Articles