Lulzim Basha rizgjedhet për herë të tretë si kryetar i PD-së

Lulzim Basha rizgjedhet për herë të tretë si kryetar i PD-së

Lulzim Basha është rizgjedhur kryetar i Partisë Demokratike për të tretën herë.

Kryetari i Komisionit Zgjedhor në PD, Jemin Gjana, zyrtarizoi rezultatin e votimeve të një dite më parë.

“Bazuar në të dhënat zyrtare rezulton se nga 75,067 anëtarë kanë votuar 41,097. Vota të pavlefshme janë 413, vota të vlefshme janë 40,684. Kadilli ka 781 vota, Edith Harxhi ka 901 vota, Shehaj ka 6038, ndërsa Lulzim Basha ka marrë 32,882 vota”, tha ai.

Related Articles