Kandidatja Mrika Krasniqi Shala, nga radhët e subjektit politik Partia e Drejtësisë, që garon për asamblenë komunale të Gjilanit premton se do të shtyjë përpara procedurat që Lumi Stanishorka të marrë trajtimin e duhur.
Shtrati i këtij lumi kaherë është dashur të përfundojë, por është lënë pas dore për arsye të pakuptimta. Mrika Krasniqi Shala si njëra ndër kandidatet potenciale premton se ky problem do të jetë prioritet i saj, dhe presionin do t’a orientojë drejt Kryetarit të komunës që këtë problem për banorët e lagjes 7 korriku e më tej, mos t’a kenë më.
Edhe Kryetari i degës dhe njëkohësisht bartës i listës së PD-së, Msc Skender Berisha, i ka dhënë mbështetje kësaj iniciative, që kandidatja Shala ka premtuar.
Voto #142 Partia e Drejtësisë
Voto #nr. 6 Mrika Krasniqi Shala
Partia e Drejtësisë-dega në Gjilan
Hapsirë e sponsorizuar