Haradinaj i reagon UEFA-s: “Duhet ta respektojë Kosovën dhe të ndaloj fyerjet”

Haradinaj i reagon UEFA-s: “Duhet ta respektojë Kosovën dhe të ndaloj fyerjet”

Një hartë e paraqitur dje nga UEFA e cila prezanton Kampionatin Evropian “Euro 2024” cilësohet si diskriminuese për Kosovën pasi aty shihet si pjesë  Serbisë.

Në fakt derisa gjitha shtetet janë indetifikuar me ngjyra të veta, UEFA, Kosovën dhe Serbinë  e ka prezantuar me ngjyrën e njëjtë dhe në vendin e njejtë.

Kjo gjë ka ngjallur reagime nga më të ndryshmet, derisa sot ka reaguar edhe ish-kryeministri i vendit, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj i cili ka kërkuar të ndalen këto pofendime.

“UEFA duhet ta respektojë Kosovën dhe të ndaloj fyerjet. Harta e paraqitur në prezantimin e ‘Euro 2024’ është diskriminuese dhe e papranueshme”, ka shkruar Ramush Haradinaj në “Facebook”.

Related Articles