Lushtaku ankohet në Supreme: Kurti po ndjek rrugën e Millosheviqit, është vënë pas krerëve të UÇK-së

Lushtaku ankohet në Supreme: Kurti po ndjek rrugën e Millosheviqit, është vënë pas krerëve të UÇK-së

Ish kryetarit të Skenderajt, Sami Lushtaku i është pamundësuar kandidimi për kryetar të kësaj komune, pasi Gjykata Supreme e Kosovës ia ka vërtetuar dënimin për arratisje nga burgu, shkruan Gazeta “Enigma”.

Ndonëse është ankuar në PZAP për këtë çështje, ky organ ka hedhur poshtë ankesën e Lushtakut.

Por, pavarësisht kësaj ish kreu i Skenderajit në një prononcim për Gazetën “Enigma”, ka njoftuar se ka paraqitur ankesë edhe në Gjykatën Supreme, për padrejtësinë që sipas tij i është bërë atij.

“Ne në vazhdimësi kemi kërkuar nga drejtësi dhe mendoj që është e padrejtë kur unë jam liruar më herët nga akuza kryesore, që ka qenë për krime të luftës, dhe mua tash më penalizon një akuzë që nuk kam dashur të shkoj në burgun e Mitrovicës. Pra unë mendoj që rreziku më i madh ka qenë që unë dhe shokët e mi të luftës të përfundojmë në Beograd. Kështu që nuk kam pritur që drejtësia e Kosovës, me penalizon, sikurse drejtësia e Serbisë”, tha Lushtaku.

Tutje ai krahasoi pushtetin e kryeministrit Kurti me atë të Sllobodan Milloshoeviqit. “Kjo qeveria e Albin Kurtit po më duket se po e ndjek rrugën e Millosheviqit me penalizime ndaj pjesëtarëve të UÇK-së, e sidomos ndaj figurave kyqe të ushtrisë”, potencoi ai tutje për Gazetën “Enigma”.

“Unë nuk shoh fakt tjetër pos se kjo është bërë për të ma pamundësuar kandidimin në zgjedhje lokale. Unë e kam certifikatën se nuk jam nën hetime, që nuk kam vepra penale, dhje kjo që ka ndodhur është e pakuptimtë”, shtoi tutje Lushtaku.

Ish kreu i Skenderajit ndër të tjera tha se do ta respektoj vendimin e gjykatës, përkundër se nuk pajtohet me të. “Pavarësisht se gjykata me penalizon unë do ta respektoj. Jam i detyruar dhe i obliguar ta respektoj pavarësisht padrejtësive që vazhdimisht po na bëhen neve si UÇK”, tha tutje ai.

Ndërkaq emri i Sami Lushtaku gjendet në listën të cilën Këshilli Gjyqësor i Kosovës ia ka kthyer KQZ-së, si person që ka probleme me ligjin.

Kujtojmë se PDK e ka zëvendësuar Lushtakun me deputetin Fadil Nura për kryetar të Skenderajt, i cili më herët ka qenë nënkryetar i kësaj komune./Gazeta Enigma.

Related Articles