Ish-trajneri i Drenicës, Tahir Lushtaku, ka thënë se klubi i Drenicës kurrë nuk ka qenë në gjendje më të keqe.
Lushtaku ka thënë se prej që është në Superligë, Drenica asnjëherë gjendja nuk ka qenë më e keqe.
“Më vjen keq për gjendjen e situatën çfare e kemi. Deri tash nuk dihet kush është president, kush është në kryesi, kush është trajner. {farë fondi të futbollistavë të ka. S’ka pasur informata, me përjashtim të intervistës që dha sot presidentja Mihane Kodra-Bekteshi. Lehtë është me fol, por gjithçka vendoset në fushën e gjelbër. Gjithçka shihet e do të shihet. Situata çfare është momentalisht në Drenicë nuk mendoj se prej që është pjesë në Superligë ka qenë në gjendje më të keqe. Më të keqe në të gjitha aspektet, si në aspekt financiar, si organizativ e ashtu me fond të lojtarëve”, ka thënë Lushtaku në Ktv.