Deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku, ka komentuar akuzat e deputetit të VV-së, Haki Abazi, i cili ka shprehur dyshime të forta se mostrat e Astrit Deharit janë zhdukur në mënyrë të dyshimtë.
Lidhur me pretendimet e Abazit, ai ka thënë se Prokuroria Speciale duhet të thërrasë për intervistim kryeministrin Albin Kurtin dhe ministren Albulena Haxhiun.
Lushtaku ka kërkuar që drejtësia ta zbardh rast.
“Sa është e sinqertë VV në raport me Astrit Deharin?! A u përdor i njejti vetëm për kauzë politike?! Prokuroria Speciale duhet të veproj menjëherë dhe t’i thërras për intervistim Albin Kurtin dhe Albulena Haxhiun, sepse Haki Abazi në konferencën e tij tha mjaftueshëm dhe ngriti dyshime të arsyeshme. Ky rast duhet të zbardhet me patjetër sepse është në të mirë të familjes, shoqërisë dhe shtetit!”, ka shkruar Lushtaku.