Lutfi Haziri viziton Thaçin në Hagë

Lutfi Haziri viziton Thaçin në Hagë

Më 19 gusht, nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri ka vizituar në Hagë ish-krerët e UÇK-së.

Haziri ka vizituar Hashim Thaçin, i cili së bashku me Kadri Veselin, Rexhep Selimin e Jakup Krasniqin tashmë, si ish-krerë të UÇK-së, po përballen me një proces gjyqësor për krimet e pretenduara të UÇK-së gjatë luftës në Kosovë.

Periskopi ka mësuar se Haziri së bashku me disa miq të tij e ka vizituar javën e kaluar Thaçin në Hagë, por deri më tani ende nuk ka komentuar asgjë rreth kësaj vizite, që duket se ka zgjedhur ta ruajë si private.

Periskopi ka kontaktuar z. Haziri përmes telefonit për të pyetur rreth vizitës së tij, por se nuk ka qenë i qasshëm.

Një vit më parë, tashmë ish-kryetari i LDK-së Isa Mustafa kishte vizituar ish- krerët e UÇK-së në Hagë, duke thënë se beson “në pafajësinë e tyre dhe luftën e drejtë të UÇK-së”.

Procesi gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veseli, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit ka nisur pesë muaj më parë, pas një procedure paragjyqësore për gati 3 vjet.

Aktakuza ndaj tyre ishte konfirmuar në nëntor të vitit 2020 për t’u ndryshuar pastaj më 3 shtator 2021, 29 prill dhe 30 shtator 2022, ku  prokurori i Specializuar pretendon se kanë kryer krime lufte.

Për të përmbyllur çështjen e prokurorisë është thënë se do të duhen deri në 5 vjet e gjysmë.

Related Articles