Lëvizja Vetëvendosje së bashku me kandidatin për kryetar të Gjilanit, Alban Hyseni, në kuadër të fushatës zgjedhore, po vazhdojnë takimet e tyre me biznese të ndryshme, në këtë komunë.
Të mërkuren për vizitë, Vetëvendosje ishte te kompania “ABC design” për tu njohur më afër rreth kushteve të këtij biznesi.
Komunikata e plotë:
Do të krijojmë kushte për bizneset, që të shfrytëzojnë gjithë potencialin e tyre.
Të krijojmë urë lidhëse në mes të rinjëve Gjilanas e kërkesës për fuqi punëtore nga bizneset, këtë pikë nga programi jonë qeverisës e ndava me “ABC design”, pasi që një nga sfidat e tyre është gjetja e punëtorëve të kualifikuar. Në këtë pikë ne kemi planifikuar të organizojmë dhe mbikqyrim programin e praktikave për nxënës në mjedisin biznesor në Gjilan.
“ABC design” është një shembull i duhur për t’u ndjekur pasi që si biznes kanë punësuar 9 gra dhe janë entuziastë që të e rrisin këtë numër. Qeverisja jonë do të i mirëpret dhe mbështesë biznese të tilla që e rrisin mirëqenien e shumë familjeve përmes punësimit.
#përtëgjithabizneset#LVV144
www.albanhyseni.com
Lëvizja Vetëvendosje-Gjilan
Hapësirë e sponsorizuar