Lëvizja Vetëvendosje, të ejten ka takuar përfaqësuesit nga Opre Roma Kosova dhe pjestarët e komunitetit Rom nga Gjilani.
Në këtë takim u zotuan për bashkëpunim në gjetjen e zgjedhjeve për qasje të barabartë në të gjitha fushat.
Komunikata e plotë:
Sot bashkërisht me përfaqësuesit nga Opre Roma Kosova dhe pjesëtarët e komunitetit Rom nga Gjilani nënshkruam një zotim për bashkëpunim në gjetjen e zgjidhjeve për: qasje të barabartë dhe mundësi në tregun e punës, qasje në edukim, banim dhe zhvillim të qëndrueshëm, përmirësimin e kualitetit të jetës dhe shëndetin, dhe trajtimin e qëndrimeve anti-rome e përjashtimin shoqëror.
Gjatë qeverisjes sonë për 4 vite të ardhshme do të mundohemi që të punojmë bashkë në zgjidhjen e sa më shumë problemeve nga ato që i diskutuam sot.
Numri 144 është për të gjitha komunitetet, shtresat, e moshat.
www.albanhyseni.com
Lëvizja Vetëvendosje-Gjilan
Hapësirë e sponsorizuar