Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje dhe ajo opozitare, Partia Demokratike, kanë arritur marrëveshje për pushim të procedurës penale në lidhje me rrahjen që ndodhi mes deputetëve më 13 korrik të vitit të kaluar, në Kuvendin e Kosovës.
“Pas seancave dhe negociatave në procedurën gjyqësore dhe të ndërmjetësimit, është përfunduar me sukses procedura e çështjes penale, lidhur me ngjarjet në Kuvendin e Kosovës, të datës 13.07.2023. Marrëveshja e nënshkruar në mes të palëve është dorëzuar tek gjykata, dhe, e njëjta ka fuqinë përmbaruese, duke proceduar tutje me aprovim, hudhje të aktakuzës, dhe pushim të procedurës penale”, ka shkuar Ismajli në një postim në Facebook.
“Përgëzime për të gjitha palët e përfshira në këtë procedurë, përfshirë gjykatën dhe prokurorinë për qasjen konstruktive!”, shtoi ajo.
Rrahja mes deputetëve kishte ndodhur gjatë fjalimit të kryeministrit Albin Kurti, kur deputeti i PDK-së Mërgim Lushtaku, hodhi ujë drejt të parit të Qeverisë, çka rezultoi me reagim nga ministrat dhe më pas kacafytje mes dy grupeve. /Gazeta Enigma