Lëvizja Vetëvendosje në kuadër të takimeve nëpër Komuna ka vizituar edhe Bresalcin e Gjilanit.
Ata kanë thënë se “Rikthehemi në Bresalc, në kuadër të takimeve që po i mbajmë, për të shprehur edhe njëherë vetëdijen që e kemi për problematikat e banorëve të fshatit. E kemi filluar më përpara me vizitat në shkollë, e sot e vazhduam me takime me banorët e prekëm prej së afërmi vështirësitë që i kanë me rrugët e prishura e ndriçimin që mungon”.
Nga VV po ashtu kanë theksuar se “Orientimi i punës dhe i projektit tonë, do sjellë menaxhim të mirë të buxhetit, pa abuzime e favorizime dhe zgjidhje të problemeve. Që të jemi bashkë më shumë, bashkë për më mirë e bashkë ta sjellim ndryshimin”.
Hapësirë se sponzorizuar nga Lëvizja Vetëvendosje!