LVV, PDK, AKR e VAKAT garojnë bashkë në Mitrovicën e Veriut

LVV, PDK, AKR e VAKAT garojnë bashkë në Mitrovicën e Veriut

Kryetari i PDK-së ka përshëndetur bashkimin e shqiptarëve, boshnjakëve dhe aktivistëve të shoqërisë civile, në një listë të përbashkët zgjedhore në garë për Mitrovicën e Veriut.

“Bashkimi i shqiptarëve, boshnjakëve dhe aktivistëve të shoqërisë civile, pa dallime etnike e partiake, për të garuar të bashkuar e pa flamuj partiak në Mitrovicë të Veriut, është shembull i jashtëzakonshëm i unitetit karshi nevojave të qytetarëve”, ka shkruar në Facebook kryetari i PDK-së.

Në takimin me kandidatët e bashkuar në Iniciativën Qytetare “Mitrovica” në selinë e PDK-së, Krasniqi thotë se u diskutua për zgjedhjet dhe përgatitjet që janë bërë për atë pjesë të Kosovës.

Related Articles